Indonezia goditet nga një tërmet i fuqishëm


E martë, 28 Korrik 2015

Një tërmet me magnitudë 7,0 ballë të shkallës Rihter goditi provincën indoneziane të Papuazisë, njoftoi sot instituti amerikan i gjeologjisë (USGS), pa asnjë alarm për cunami.

”Tërmeti që ndodhi rreth orës 21:41 GMT u lokalizua rreth 250 kilometra në perëndim të kryeqytetit të provincës, Jayapura dhe në një thellësi prej 52 kilometrash”, sipas USGS.
Si pasojë e tërmetit u rrënuan katër shtëpi dhe dy ndërtesa.

Dridhja shkaktoi panik në mesin e qytetarëve, ndërsa një fëmijë 15-vjeçar nga frika kërceu në lum dhe konsiderohet i zhdukur.

“Tërmeti u ndje shumë përgjatë katër sekondave”, deklaroi zëdhënësi i agjencisë indoneziane për situatat urgjente, Sutopo Purwo Nugroho.

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit