E premte, 23 Nëntor 2018
PRIZREN – Drejtoria e Inspektorateve ka filluar të ekzekutojë Vendimin Komunal për Rregullimin e Qytetit dhe të Shërbimeve Komunale, si dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, duke i larguar reklamat të cilat janë të vendosura mbi kulm brenda Qendrës Historike të Prizrenit.
Aksioni i filluar sot, në bashkëpunim me Njësitin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim derisa të largohen të gjitha reklamat që janë në kundërshtim me ligjin.
Pas largimit të reklamave mbi kulm, Drejtoria e Inspektorateve do të bëjë vlerësimin edhe të reklamave të vendosura në ballinë të objekteve, të cilat nuk janë të pajisura me leje përkatëse.
Etiketa: Aktuale, Drejtoria e Inspektorateve, Prizren, Qendra Historike e Prizrenit, Reklamat