E mërkurë, 11 Maj 2016
Para se të “tmerroheni” nga ndryshimi i fundit i Instagram këtë mëngjes, merrni frymë dhe qetësohuni.
Shumë prej nesh nuk i përballojnë mirë ndryshimet, por duhet të dini se çdo gjë tjetër në rrjetin social është ashtu siç ka qënë.
Thjesht jeni duke klikuar një ikonë më të zgjedhur dhe më të bukur.
Kanë kaluar 4 vite që kur aplikacioni ndryshoi ikonën e tij. Tanimë logo është e re, më me shumë ngjyra, gati për verën!