E shtunë, 29 Tetor 2016
Prizren – Pas kërkesës së dërguar në Instutin për Mbrojtjen e Monumenteve (Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore) në Prizren më 14.09.2016 nga Prizren Post për mbajtjen e një ekspozite të fotografive të bëra nga gazetarët tanë gjatë tentim grushtshtetit të dështuar anti-demokratik në Turqi nga organizata terroriste FETO, kjo kërkesë është refuzuar verbalisht që në momentin e dorëzimit nga drejtori i saj Samir Hoxha.
Pas një negociimi pothuajse 2 mujor është arritur t`i dorëzohet Prizren Post-it vendimi me shkrim mbi refuzimin e një aktiviteti të tillë me një arsyetim të paskurpullt, të pakuptueshëm dhe komik gjë që e tregon një deklasim të nivelit intelektual të personave që zgjidhen për të punuar në këto poste shtetërore.
Përgjigjja me shkrim erdhi vetëm pas kontaktit të fundit përmes emailit lidhur me lejen për mbajtjen e ekspozitës së fotografive në hamamin e Gazi Mehmet Pashës në Prizren:
Mbas kërkesës së dërguar për mbajtjen e ekspozitës së fotografive lidhur me tentim grushtshetin e dështuar në Turqi nga Prizren Post në hamamin e Gazi Mehmet Pashës dhe deklarimit tuaj në mënyrë verbale ndaj nesh për refuzimin e mbajtjes së një ekspozite të tillë si dhe se së shpejti do të dërgohet edhe arsyetimi me shkrim për refuzimin e një kërkese të tillë, fatkeqësisht një gjë e tillë edhe meqë i ka kaluar të gjitha afatet ligjore dhe të etikës burokratike ende mbetet në pritje.
Detyrohemi të deklarojmë se do të ndërmarrim të gjitha hapat e duhur procedurale dhe ligjore bazuar në etikën e evitimit të pengesave të informimit të drejtë të shoqerisë si hap i dytë mbas dorëzimit të arsyetimit tuaj për pengimin e një aktiviteti të tillë.
Përndryshe që të mos i humbim afatet ligjore mbas një pritjeje kaq të gjatë negociimi vetëm për dorëzimin e një vendimi mbi një kërkesë nga ju si institucion zyrtar detyrohemi të deklarojmë se nuk do të jemi më në pritje ndaj neglizhimit tuaj dhe do të veprojmë si vijon ligji përsa i përket mbrojtjes së të drejtave tona për marrjen e përgjigjes së arsyeshme bazuar në normat ligjore dhe morale.
Të bashkangjitur i keni edhe dokumentet zyrtare; kërkesën e dorëzuar nga ne dhe përgjigjen e marrë nga Instituti (përgjigjja përveç thyerjeve tjera ligjore e ka bërë edhe një të fundit duke e dorëzuar vendimin me datën 28.10.2016 thuase me datën e lëshimit të datës 16.09.2016).