E enjte, 15 Tetor 2026

Interi ka marrë një lajm të keq, pasi kapiteni dhe sulmuesi kryesor, Lautaro Martinez, pritet të mungojë rreth 20 ditë për shkak të një tërheqjeje muskulore në kofshën e majtë.
Sipas “Tuttomercatoweb”, argjentinasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, ndërsa koha e rikuperimit mbetet orientuese.
Mungesa e tij pritet të jetë një goditje e madhe për trajnerin Cristian Chivu, sidomos për derbin ndaj Milanit, të planifikuar për 31 tetor, si dhe për ndeshjet e rëndësishme në Serie A dhe Champions League.
Nëse rikuperimi shkon sipas parashikimeve, Lautaro mund të rikthehet në fushë më 22 nëntor, në përballjen ndaj Atalantës./04 Online/
Burimi: 04online
