Intervistë me ambasadoren e Turqisë në Kosovë znj. Kıvılcım KILIÇ


E martë, 19 Shtator 2017

Prizren Post: Si e njihnit Kosovën para se të ishit ambasadore?

Kıvılcım KILIÇ: Ashtu si çdo turk, edhe unë kam pasur interes të ngushtë dhe dashuri ndaj gjeografisë ballkanike. Arsyeja për interesin e vendit tonë në Ballkan dhe veçanërisht për Kosovën është historia e përbashkët, elementet kulturore dhe njerëzore që i ndajmë. Lidhjet ekzistuese njerëzore që janë të ngushta midis vendeve tona janë produkt i një trashëgimie të rrënjosur thellë. Farefisnia dhe komunitetet mike që jetojnë në Ballkan dhe qytetarët e Ballkanit që jetojnë në Turqi janë bartës të kësaj trashëgimie.

Pas shpërbërjes së Jugosllavisë dhe pastaj procesi i pavarësisë së Kosovës, në Turqi është ndjekur nga afër nga politikanët dhe nga populli ynë. Sidomos që nga fillimi i viteve 2000, të gjitha institucionet e qeverisë sonë dhe shtetit tonë vazhdojnë të mbështesin Kosovën që të ketë një pozitë të respektuar në bashkësinë ndërkombëtare. Natyrisht, kjo mbështetje është përforcuar me rëndësinë e menjëhershme dhe sinqeritetin e popullit tonë ndaj Kosovës dhe popullit të Kosovës. Kemi kënaqësinë të shohim interesin dhe dashurinë e popullit të Kosovës ndaj vendit tonë.

Prizren Post: Cilat janë projektet më të suksesshme në mes të Kosovës dhe Turqisë, që ju i shihni? Cilat janë kontributet? A i kanë arritur qëllimet e tyre?

Kıvılcım KILIÇ: Ekziston një bashkëpunim i suksesshëm midis vendit tonë dhe Kosovës, i cili po vazhdon në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi, kulturë, siguri dhe shëndetësi. Turqia vazhdon të mbështesë Kosovën me shumë projekte që kanë qenë aktive në këto fusha.

Trajnimet për personelin publik dhe specialistët, shërbimet trajnuese për policinë dhe personelin e sigurisë, trajtimi i qindra pacientëve kosovarë çdo vit në spitalet turke dhe shkollimi i qindra nxënësve të Kosovës në arsimin universitar dhe pasuniversitar në vendin tonë janë aktivitete me të cilat jemi krenarë. Gjithashtu, shohim kontributet e TIKA-s në institucionet e Kosovës në arsim, shëndetësi dhe bujqësi, si dhe projekte për të përmirësuar sipërmarrjen private dhe punësimin, për të rritur fuqinë e të rinjve dhe grave në ekonomi dhe për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, si projekte përfituese që përmirësojnë jetën e përditshme të kosovarëve. Në fushën kulturore, aktivitetet e Qendrave Kulturore Turke Yunus Emre në kulturë dhe art si dhe përkrahja për artistët kosovarë janë aktivitete të suksesshme që vazhdojnë me sukses.

Ushtarët tanë të KFOR-it po kryejnë projekte efikase dhe të suksesshme të përgjegjësisë sociale në të gjitha qytetet dhe fshatrat në mbarë Kosovën, si dhe mbarëvajtjen e sigurisë dhe stabilitetit, dhe mbështetjen e iniciativave civile dhe të OJQ-ve. Përveç kësaj, universitetet tona, komunat dhe OJQ-të e ndryshme në Turqi mbështesin Kosovën me projekte të ndryshme.
 
Përveç këtyre fushave, ne po vazhdojmë përpjekjet tona intensive për ta promovuar njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur të shohim që Kosova tashmë është njohur nga 114 vende dhe se Turqia ka kontribuar në shumë anëtarësi ndërkombëtare. Politikanët tanë, Ministria jonë dhe ambasadorët tanë në të gjithë botën po vazhdojnë nismat e tyre për këtë çështje. Me këto bashkëpunime do të vazhdojmë të jemi me miqtë tanë kosovarë në një marshim në të ardhmen e ndritshme të Kosovës.

Prizren Post: Kush janë ata që duan të dëmtojnë marrëdhëniet shqiptaro-turke kohët e fundit? Cilat janë qëllimet e tyre dhe pse? A kanë këto sulme një pjesë realiste?

Kıvılcım KILIÇ: Është e qartë se ka disa qarqe që dëshirojnë të shkatërrojnë marrëdhëniet midis vendit tonë dhe Kosovës dhe përpiqen të bëjnë një sërë skandalesh dhe tronditjesh për këtë qëllim. Këto përpjekje të paafta vijnë nga njerëz dhe mjedise që paragjykohen kundër vendit tonë, sidomos prej Organizatës Terroriste Fethullahiste (FETO) dhe zgjerimeve të saja, të cilat tentuan një përpjekje grusht shteti më 15 korrik 2016 në vendin tonë. Megjithatë, duhet të kuptohet se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Kosovës janë shumë të forta dhe të dyja palët po kërkojnë përforcimin e këtyre marrëdhënieve. Si gjithmonë, Turqia do të vazhdojë të japë mbështetje të plotë për Kosovën dhe popullin e Kosovës ku e shohim së bashku të ardhmen tonë si anëtarë të respektuar të institucioneve evropiane.

Gjithmonë mund të jenë ata që duan të shkatërrojnë marrëdhëniet. Megjithatë, iniciativa të tilla do të kenë përgjigje bashkëpunimin dhe miqësinë që zhvillohen duke u ushqyer me miqësi dhe ndjenja vëllazërore mes nesh.

Prizren Post: Ne shohim se Turqia është një aktore e rëndësishme në procesin e mbështetjes ekonomike për Kosovën, a ka rritje të bashkëpunimit ekonomik në kohët e fundit? Në cilët sektorë theksohet thellimi i bashkëpunimit?

Kıvılcım KILIÇ: Ka shumë projekte të suksesshme të ndërmarra nga kompanitë turke në Kosovë për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe për të krijuar punësim. Turqia është aktualisht vendi i tretë më i madh investitor në Kosovë, me një investim përafërsisht prej 368 milion euro. Investimi i drejtpërdrejtë i vendit tonë në Kosovë në vitin 2016 ishte 44.4 milion euro. Është krenari për ne se në Kosovë ekzistojnë rreth 510 kompani turke dhe se këto kompani punësojnë rreth 10,000 punëtorë kosovarë. Me një vëllim tregtar prej 243 milionë eurosh në vitin 2016, Turqia është bërë partneri i tretë më i madh në tregtinë e jashtme të Kosovës. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2017, volumi i tregtisë së jashtme ishte rreth 140 milionë euro.

Sektori kontraktues është kontributi që projektet tona në Kosovë kanë në infrastrukturën e vendit dhe sektorëve të lidhur me të. Ne dëshirojmë të mbështesim projekte të mëdha infrastrukturore sikurse që ishte ndërtimi i terminalit të ri të Aeroportit të Prishtinës, autostrada Morinë-Merdare, autostrada Prishtinë-Hani i Elezit dhe Projekti i Shpërndarjes dhe Prokurimit të Energjisë Elektrike në Kosovë në periudhën e ardhshme. Përveç kësaj, është e nevojshme të kujtojmë aktivitetet e rëndësishme të firmave turke në fushën e bankingut, sigurimit, shëndetësisë, tekstilit dhe ushqimit në Kosovë.

Afërsia mes dy vendeve dhe popujve tanë gjithashtu ndihmon aktivitetet e komunitetit të biznesit. Këtu kemi shumë biznesmenë që duan të investojnë në fusha të ndryshme dhe duan të bëjnë biznes. Në bashkëpunim me Odën Ekonomike Kosovë-Turqi, ku udhëheqim Odën e Tregtisë dhe ku jam Kryetare Nderi si ambasadore, po përpiqemi t’i drejtojmë këta biznesmenë në zona të dobishme në kontakt me autoritetet e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tona të sektorit privat për të përmirësuar marrëdhëniet tona ekonomike dhe tregtare, për të rritur investimet që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për të rritur mundësitë e punësimit në Kosovë.

Prizren Post: Vitin e kaluar Turqia ka kaluar një proces shumë të vështirë. A ka arritur Turqia mbas 15 korrikut t`ia sqarojë seriozitetin e qëllimeve terroriste të organizatës FETO? Cilat janë hapat e suksesshëm të ndërmarrë në Kosovë në këtë drejtim?

Kıvılcım KILIÇ: Si Turqi, që nga fillimi, themi se FETÖ është një kërcënim global për të gjitha demokracitë dhe se qëllimi i saj është të kapë pushtetin si zotërues i ndikimit mbi strukturat politike, sociale dhe ekonomike të vendeve. Ne fatkeqësisht u përballëm me fytyrën më të pabesë dhe më të egër të kësaj organizate më 15 korrik 2016. Një përpjekje e pashembullt tradhëtie dhe tentim grusht shteti u bë ndaj rendit tonë kushtetues dhe përfaqësuesve tanë të zgjedhur. Atë natë, më shumë se 250 vetë humbën jetën në luftën kundër kësaj tradhtie dhe më shumë se 2000 vetë u plagosën. Dua të them se populli ynë dhe institucionet tona për rreth 1.5 vjet vazhdojnë të riparojnë shkatërrimin e thellë të krijuar nga këta tradhtarë, duke qenë mjaft të suksesshëm në këtë. Lufta ndaj FETO-s natyrisht vazhdon brenda kufijve të ligjit dhe do të vazhdojë derisa ky rrjet terrorist të shkatërrohet plotësisht.

Se çfarë mund të jetë niveli i ulët i grupimit terrorist FETO ne e shohim si një detyrë për veten tonë për t’u treguar vendeve miqe dhe vëllazërore. Theksojmë se FETÖ nuk është një lëvizje e thjeshtë e shoqërisë civile dhe se çdo institucion që është i lidhur me FETÖ-n drejtpërdrejt ose tërthorazi vepron si terrorist. Ne gjithashtu kemi shumë iniciativa në Kosovë. Ne vazhdojmë kontaktet tona me politikanët, biznesmenët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile që në çdo rast të tregojmë fytyrën e vërtetë të FETO-s. Ne gjithashtu nuk lejojmë që simbolet turke të përdoren nga ata që sulmojnë popullin turk dhe vlerat e tyre.

Prizren Post: Disa shkolla të kësaj organizate terroriste ende vazhdojnë të veprojnë në Kosovë. Në aspektin ekonomik si qëndron kjo organizatë, nga burimet lokale apo ka ndonjë mbështetës zyrtar që njihet?

Kıvılcım KILIÇ: Në Kosovë ekzistojnë institucione pseudo-arsimore të ndërlidhura me FETO-n. Përveç kësaj, gjithashtu në dispozicion kanë konvikte studentore, shoqata dhe fondacione. Është e qartë se skema të tilla kanë kontribuar në financimin global të FETÖ-s. FETO është një organizatë terroriste. Vendimet e dhëna në këtë drejtim nga gjykatat turke janë të hapura. Përveç kësaj, Organizata e Bashkëpunimit Islamik dhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit kanë shpallur FETÖ-n si një organizatë terroriste. Përveç kësaj, statusi i konsultimit të partnerëve të FETO-s dhe OJQ-ve në Kombet e Bashkuara u anulua. Në këtë kuptim, përsëris thirrjen për familjet kosovare në çdo rast: diplomat e dhëna nga shkollat e ashtuquajtura të lidhura me këtë organizatë nuk kanë vlefshmëri në Turqi.

Për të parandaluar shfrytëzimin e familjeve prej shkollave të FETO-s dhe për të kontribuar në sistemin arsimor të Kosovës ne po hapim shkollat Maarif në Kosovë. Duke filluar nga ky vit akademik, shkollat Maarif do të fillojnë të shërbejnë me staf të fortë dhe me standarde ndërkombëtare të arsimit. Ne dëshirojmë të kontribuojmë në të ardhmen e Kosovës me edukimin e nxënësve që zotërojnë diturinë e kësaj epoke dhe nxënësve që kanë njohuri shumë të mira të gjuhëve të huaja.

Prizren Post: Si duhet të luftojë Kosova kundër kësaj organizate terroriste? Cilët janë shembujt nga Turqia në luftimin e kësaj organizate terroriste? A ka ndonjë progres deri më tani në Kosovë?

Kıvılcım KILIÇ: Që në fillim, populli i Kosovës ka treguar mbështetjen e sinqertë që ne kemi pritur në luftën tonë kundër FETO-s. Për këtë i falënderoj shumë. Ne do të vazhdojmë kontaktet tona me autoritetet e Kosovës në këtë proces.

Pritja jonë primare nga Kosova është që FETO të konsiderohet natyrshëm si një organizatë terroriste. Marrja e masave për aktivitetet e OJQ-ve të lidhura me FETO-n që njihen të jenë aktive në Kosovë është pritja jonë nga miqtë tanë në Kosovë. Ne do të donim të realizonim kontaktet tona dhe bashkëpunim më të fortë me qeverinë e re që do të krijohet në periudhën e ardhshme.

Prizren Post: A do ta vizitojë Presidenti Erdogan së shpejti Kosovën?
 
Kıvılcım KILIÇ: Ne dëshirojmë që vizitat e ndërsjella të nivelit të lartë, të cilat përbëjnë një tregues të rëndësishëm të marrëdhënieve të ngushta mes dy vendeve, do të vazhdojnë të rriten në periudhën e ardhshme.

Në emër të Prizren Post intervistoi: Jetmir MALOKU.

Etiketa: , , , ,
Të fundit