E martë, 24 Korrik 2018 
Vushtrri – Në Spitalin e Përgjithshëm ”Sheikh Zayed” në Vushtrri është inauguruar kati shtesë për Repartin e Urologjisë dhe Kirurgjisë në vlerë rreth 300 mijë euro i financuar nga ”Gjysmëhëna e Kuqe”.
Me këtë rast Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, tha se donatorët sot u ballafaquan vetë me urimet që pacientët i shprehën për këtë donacion, po ashtu tha se ky spital ka mbështetje të mirë sa i përket Emirateve.
“Emiratet kanë gjetur një vend të mirë ku munden me investu dhe besoj që nuk do të ndalen se investuari”, deklaroi Ismajli
Po ashtu ai tregoi se tani do të shtohet numri i operacioneve si dhe tani janë 15 shtretër më shumë.
Etiketa: Kosovë, Uran Ismaili, Vushtrri