E mërkurë, 21 Gusht 2013 
Apple do t’i prezantojë dy modele të reja të iPhone muajin e ardhshëm – përkatësisht dy modele të reja, njëri prej të cilëve do të jetë “i avancuar” dhe tjetri “mesatar”, ndërsa data e prezantimit të tyre do të jetë 10 shtatori 2013, thuhet sipas raportit të ri të Wall Street Journal.
WSJ nuk i ka specifikuar detajet për modelet e reja të iPhone, mirëpo besohet se ajo që do të shohim së shpejti do të jetë iPhone 5S, i cili do të ketë mbështjellës të metalit, si dhe iPhone 5C me trup plastik dhe ngjyra të ndryshme.
Tashmë dihet se iPhone 5S do të vijë edhe në versionin e artë, dhe kjo është konfirmuar nga dy media të rëndësishme si TechCrunch dhe AllThingsD.
Lansimi i dy modeleve të reja të iPhone në shtator, do ta bëhej sipas traditës së mëhershme të prezantimit të iPhone, ndërsa paraqitja në treg e telefonave do të bëhej dy javë pas prezantimit zyrtar.