Irani akuzon Izraelin për vrasjen e fëmijëve gjatë sulmeve


E hënë, 16 Qershor 2025



Esmaeil Baqaei

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, ka akuzuar Izraelin për vrasjen e “shumë” fëmijëve gjatë sulmeve të fundit në territorin iranian.

Sipas tij, forcat izraelite kanë goditur gjithashtu Spitalin Pediatrik “Hakim” në Teheran, duke iu referuar raportimeve të mëparshme nga media iraniane për një sulm në afërsi të këtij institucioni shëndetësor.

“Po i vrasin fëmijët si hobi,” tha Baqaei në një postim në rrjetin X, duke cituar një deklaratë të mëparshme të Yair Golan, ish-nënkryetar i shtabit të ushtrisë izraelite dhe lider i opozitës, i cili muajin e kaluar kishte thënë se “një shtet i arsyeshëm nuk vret fëmijë si hobi”.

Komentet e Baqaeit vijnë pasi ai më herët e cilësoi propagandë pretendimin e Izraelit se sulmet e tij po kryhen me “saktësi kirurgjikale”. /mesazhi







Të fundit