E diel, 7 Dhjetor 2014 
Prishtinë – Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të jetë kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës.
Kështu kanë bërë të ditur burime brenda takimit që po zhvillohet ndërmjet Hashim Thaçit me bashkëpunëtorë dhe Isa Mustafës me bashkëpunëtorët e tij.
“Isa Mustafa do të jetë kryeministër i vendit”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Lidhja Demokratike e Kosovës, përpos kryeministrit, do të marrë edhe një nga dikasteret më të rëndësishme qeveritare në Kosovë.
Burime nga takimi që po zhvillohet ndërmjet liderëve të LDK-së dhe PDK-së, thekson Blic se Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta udhëheq LDK-ja. Sipas këtij burimi, deri më tash janë dakorduar që përpos MPB-së LDK do të marrë edhe Ministrinë e Infrastrukturës.
Ndërkaq, PDK do të marrë zëvendëskryeministrin, Ministrinë e Drejtësisë, të Diasporës.
Ky burim ka thënë se deri më tani janë ndarë këto dikastere.
Etiketa: Isa Mustafa, Kryeministri