Isa Mustafa: Në Bruksel nuk jemi për fushatë


E martë, 25 Gusht 2015

20150825073812828620

Mustafa, thotë se është në interes të Kosovës dhe qytetarëve të saj që të përfundojnë me sukses marrëveshjet në disa fusha me Serbinë, me ndërmjetësimin e BE-së dhe mbështetjen e SHBA-së

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, shpjegon rreth asaj se çfarë ka ndodhur dje duke vlerësuar se është arritur progres.

“Gjate ditës se djeshme është biseduar në nivel teknik për energjinë, lirimin dhe lëvizjen mbi urën e Ibrit, që lidh pjesën jugore dhe veriore të Mitrovicës dhe për parimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gjatë ditës së djeshme jemi takuar me ekipin tonë teknik dhe në biseda të ndara edhe me përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-së. Vlerësoj se është arritur progres i caktuar, ndërkaq janë disa çështje të cilat do t’i trajtojmë sot në nivel të kryeministrave të dy vendeve. Marrëveshjet që mund të arrihen janë në interes të sovranitetit të vendit dhe të integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, ka shkruar Mustafa.

Kryeministri shkruan më tej se çështja e energjisë, Asociacionit të Komu nave, Kodit Telefonik dhe Lëvizjes në urën mbi Lumin Ibër tashmë janë diskutuar gjatë, dhe ky fakt sipas tij tregon se janë trajtuar në mënyrë të hollësishme mundësit si dhe korniza kushtetuese ligjore dhe se sipas Mustafës nuk është vepruar dhe nuk do të veprohet në arritjen me çdo kusht të asnjë marrëveshjeje.

“Ju siguroj se kemi analizuar dhe kemi konsultuar ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare për çdo temë dhe për çdo element të saj dhe se do të kërkojmë rrugëzgjidhje e cila krijon prosperitet për vendin, fuqizim të rendit kushtetues dhe progres ekonomik”, shkruan Mustafa.

Ai, thotë se në Bruksel nuk janë shkuar për të bërë fushatë.

“Këtu nuk kemi ardhur të bëjmë fushatë, gjendemi këtu të zgjidhim problemet, të cila pesëmbëdhjetë vite me radhë po e ngufasin Kosovën dhe po na paralizojnë të merremi me çështjet tona jetike. Paralizimi i pavarësisë dhe funksionalitetit të shtetit të Ko sovës iu konvenon vetëm atyre që akoma jetojnë me mendësinë e së kaluarës, por besoj se ka ardhur koha të hiqet dorë nga kjo mendësi”, shkruan në fund Mustafa.

Të fundit