Isa: Ramush, harroje postin e kryeministrit!


E shtunë, 22 Mars 2014

Lideri i Partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa i LDK-së është gati të marrë në koalicion edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, vetëm që ta lërë në opozitë kryeministri Hashim Thaçi.

Por, ai ia bëri me dije Ramush Haradinajt, se nuk do të jetë kryeministër. Madje sipas deklaratave që dha dje kryetari i LDK-së, Ramushi duhet ta harrojë postin e kryeministrit nëse dëshiron të jetë pjesë e qeverisjes së re, që do të dalë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Mustafa në një konferencë për media ka deklaruar se, synim i LDK-së është formimi i një koalicioni me partitë e tjera të djathta, por ia ka bërë të qartë liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, se nëse LDK-ja do të dalë nga këto zgjedhje si partia më e madhe në vend, nuk do ta lëshojë postin e kryeministrit, bën të ditur “Zëri”.

Leave a Reply

Të fundit