E shtunë, 30 Prill 2016
Ky është momenti se si një kampion mundjeje “lufton” me shtatë policë teksa ata tentojnë ta arrestojnë.
Vyacheslav Oliynyk, i cili rrëmbeu një medalje të artë për Ukrainën në vitin 1996 në Lojërat Olimpike të zhvilluara në Atlantë, i është kundërpërgjigjur oficerëve duke i rrahur ndërkohë ata e godisnin me shkopinj dhe e spërkatnin me piper.
Ish kampioi i mundjes kishte qënë duke festuar ditëlindjen e tij të 50 dhe u ndalua nga policia pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Video e incidentit është publikuar nga zyrtarët e trafikut rrugor dhe tregon të gjithë momentin e sherrit të Olyynyk me policinë, derisa shtatë oficerët e shtrijnë në tokë dhe e prangosin.
Sipas raportimeve, mundësi në fund u qetësua për hir të djalit të tij të vogël i cili qante në makinë.