Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini arrestoht në Francë


E martë, 18 Qershor 2019

PARIS – Ish-presidenti i UEFA-s Michel Platini sot është arrestuar nga autoritetet franceze në një hetim në lidhje me zgjedhjen e Katarit për të organizuar Botërorin 2022.

Sipas një raporti të faqes franceze të hetimeve Mediapart, Platini është marrë në paraburgim dhe dërguar në ambientet e Zyrës për Anti-Korrupsion të Policisë Gjyqësore (OCLCIFF), njoftuan mediat franceze.

Platini, i cili është një legjendë e futbollit francez, ka ushtruar detyrën e presidentit të UEFA-s nga 2007 deri në vitin 2015, derisa u ndalua nga Komiteti Etik i FIFA-s në lidhje me një hetim korrupsioni për shkak të dhënies së vendimit për organizimin e Botërorit 2022, transmeton Anadolu Agency.

Katari u njoftua në dhjetor të vitit 2010 si nikoqir i ngjarjes më të madhe të futbollit në vitin 2022.

Etiketa: , , ,
Të fundit