Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ish-ushtari britanez i UÇK-së: Thaçi ofendoi luftën e dëshmorëve të Kosovës

Prizren Post | 19:41 - 22.07.2016

Veprimin e Presidentit Thaçi, së fundi e ka komentuar edhe Jon Harrison, ish-ushtari britanik i UÇK-së.

Ai përmes një statusi në “Facebook”, ka thënë se është ofenduese se si një ish komandant i UÇK-së vendos kurorë para një përmendore që kanë vrarë mijëra njerëz në emër të spastrimit etnik.
Ushtari britanez thotë se kjo përmendore madje duhet të jetë jashtë tokës tonë dhe të jetë në tokën serbe.

Po njerëzit do të thonë se unë nuk kam për të jetuar në të kaluarën se lufta ishte shumë vite më parë dhe është përkrahur falim dhe të harrojmë, por si mund të harrojmë mijëra njerëz të vrarë? Mijëra të zhvendosur? Mijëra ende mungojnë”, ka shktuar ai në “Facebook”.
“Por, për të shkuar dhe për të vendosur një kurorë me lule në memorialin e tyre, është përtej të pështirës dhe fyese për dëshmorët e luftës së Lirisë të Republikës së Kosovës”, pohon ish-ushtari britanik.


Arivisti Company