Islami: Atje do të ketë revolucion


E enjte, 15 Maj 2014

Deputeti i Partisë Demokratike, Kastriot Islami përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka theksuar se, nëse opozita bllokohet, pengohet ose shtypet gjatë protestës, rruga e vetme mbetet revolucioni.

“Shikoni rendin e ditës së Kuvendit sot… Turp…nuk parashikon debat për trafikun e drogës….Opozita kërkoi për të martën mbledhje urgjente të Kuvendit, iu refuzua… Opozita kërkoi që sot të zhvillohet seancë mocioni me debat për trafikun e drogës…iu refuzua…Opozita në Kuvend dhe në protestë do të përpiqen ta zhvillojnë këtë debat për skandalin e madh të trafikut të drogës me avion dhe përdorim të objekteve ushtarake e institucioneve civile të shtetit…Nëse opozita kuvendore bllokohet, dhe ….Nëse opozita në proteste pengohet e shtypet…….Mbetet vetëm rruga që me shqetësim ngre Joseph Daul: “…Atje do të ketë revolucion, shpresoj jo luftë…Shpresoj të mos arrihet deri aty…”Largimi i Ramës është zgjidhja e vetme për të mos arritur deri në veprimin ekstrem që Joseph Daul ngre me shqetësim….Ejani masivisht në protestë, në orën 10 te Parlamenti….”, shkruan Islami.

Të fundit