E premte, 27 Shtator 2013
Feja Islame është feja e mençurisë dhe urtësisë, është feja e natyrshmësië, feja e llogjikës, mbarëvajtjes dhe fitores.
Po të vëresh në bazat dhe degët të cilat bëjnë pjesë në gjykimet dhe rregullat e saj, do të shohësh se ato pranohen nga natyshmëria dhe llogjika, asaj I nënshtrohen bindshëm kërkuesit e së drejtës dhe të vërtetës.
Kjo fe përfshin përpikmërinë dhe saktësinë, sistemin e mirëfilltë dhe është e vlefshme për çdo kohë dhe për çdo vend. Të gjitha informatat e kësaj feje janë të drejta dhe të vërteta.
Çdo lloj diturie apo shkence që ka dalë në të kaluarën apo do të zbulohet në të ardhmen, Islami nuk e kundërshton dhe nuk e përgenjeshtron atë, madje shkencat e vërteta ajo I përkrah dhe I mbështet.
Ky fakt është argumenti më I madh për besnikërinë e kësaj feje.
Specialistët drejtësidashës kanë vërtetuar se në Kur’an ka argumenta për çdo shkencë të dobishme, qoftë ajo shkencë fetare, tokësore apo politike.
Në ligjin Islam nuk egziston ndonjë gjë që nuk përputhet me llogjikën, por përkundrazi mëndjet e shëndosha dëshmojnë për besnikërinë, dobinë dhe mbarëvajtjen e tij. Të gjitha urdhëresat dhe ndalesat e Islamit janë të bazuara mbi drejtësi dhe nuk ka aspak padrejtësi në to. Çdo urdhër që ka ardhur në to është absolutisht
I mirë ose në mënyre superiore dhe çdo ndalesë që ka ardhur në të është absolutisht e keqe dhe dëmi I saj ka për të qënë më I madh se dobia e saj. Sa më shumë që një inteligjent ka për të medituar në gjykimet dhe rregullat e kësaj feje, aq më tepër ka për t’iu shtuar imani tek kjo bazë, ose ka për ta ditur se është zbritur nga më I Urti, më I Denji dhe Zotëruesi I të gjitha lavdërimeve.
Shkeputur nga libri “Margaritari i përzgjedhur rreth vlerave të fesë Islame”
Autor Abdu-Rrahman bin Nasir Se’adi
Përshtati në shqip: Bledar Aliu