Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Islamofobia në Francë ka nisur që me 23 shkurt 2005

Prizren Post | 15:16 - 29.08.2016

Isa MYZYRAJ

Isa MYZYRAJ

Sot Franca është një ndër shtetet që po ushqen një islamofobi të madhe kryesisht ndaj grave dhe vajzave muslimane të cilat janë të mbuluara.

Pamjet e disa ditëve më parë ku disa policë të armatosur deri në dhëmbë, detyronin gratë dhe vajzat muslimane të zhvisheshin në plazhet e Francës, dhe për budallikun e tyre tregonin se zhveshja tanimë është civilizim, dhe ekspozimi i çdo pjese të trupit të femrës është modernitet.

Por kjo urrejtje kryesisht ndaj grave muslimane nuk ka nisur tani, me protesktin e terrorizmit, JO! Kjo përpjekje dhe urrejtje ndaj mbulesës islame është ligjeruar në kushtetutën franceze me 23 shkurt 2005, kur u votua ligji kundër simboleve fetare të dukshme, sdomend që ky ligj ishte drejtepërdrejtë kundër mbulesës islame, sepse ata dëshironin tanimë të “civilizonin” vendin dhe të zhvishnin gratë dhe vajzat francezë por jo vetëm, me miratimin e këtij ligji tanimë franca po kryente një “racizëm të respektuar”.

Në fillim të vitit 2005 u miratua pa zhurmë një ligj, qëllimi i të cilit ishte tq hërheqte votuesit Pied Noir (kolonët), duke shprehur mirënjohjen e shtetit ndaj “grave dhe burrave që morën pjesë në punën e bërë nga Franca” në territoret e mëparshme të Algjerisë, Marokut, Tunizisë, dhe Indokinës, për të “vlerësuar vuajtjet dhe sakrificat e tyre” si kur ishin administrator dhe ushtarë në koloni, ashtu dhe pas riatdhesimit si dhe për ti dhënë shpërblime pasardhësve të tyre. Pë rata që kishin dhënë jetën për Francën gjatë luftërave kolonizatore në Arfikën e veriut do të ngrihej një përmendore . Ata që u dalluan për vlerësim të veçantë dhe ëpr mbrojtje ndaj “fytyrave dhe shpifjeve” ishin Harki-të, një minoritet algjerianësh që kishin luftar përkrah francezëve. Ishte ky Rast kur, më në fund, u pranua besnikëria politike e “arabëve” apo “muslimanëve” , por edhe kësaj rradhe ligji nuk arriti të dilte mbi armiqësitë ekzistuese: në vitin 2005, krytari i Bashkisë së qytetit Montpelleir I quajtu hakitë “sous hommes” jo njerëzorë.*

Por absurditeti i këtij ligji, dhe ajo që nxiti protesta ishte neni 4 i këtij ligji, që kishte të bënte me studimin shkollor dhe mësimin e lëndës së kolonizimit nëpër universitete.

Ky nen thoshte:

“Programet e studimit universitar do t’i kushtojnë vëmendjen e merituar historisë së pranisë së Francës në vendet e tjera, e veqanarisht në Afrikën Veriore. Programet shkollore duhet të njohin në mënyrë të veçantë rolin pozitiv të luajtur nga Franca në këto vende si dhe t’u japin përparësinë e duhur historisë e sakrificave të luftëtarëve në ushtrinë franceze, që janë kthyer nga ato territore”

Ky nen u kundërshtua gjerësisht nga historian, gazetar dhe shoqëria civile të cilët deklaruan se ky nen cënonte neutralitetin e shollave dhe lirisë së mendimit.

Gjithashtu ky ligj e trajtonte Ferexhenë me terma racist, ku më herët në Francë ajo ishte konsideruar si simbol i fuqishëm politik.

Sigurisht që kushtëzimi i Ferexhesë në Francë në këtë ligj kushtëzonte edhe shumë gjëra të tjera si, kushtëzimin e jetës së grave dhe vajzave muslimane që nuk hiqnin dorë nga ajo (edhe sot e kësaj dite nuk heqin dorë) pra sillte një frymëzim, tanimë ligjor ndaj islamofobisë.

E për t’i vënë “kapakun” kësaj gjëje Franca tanimë u përpjek të ndalonte mbajtjen e Burkes nga gratë muslimane.

Pra nëse i referohemi këtij ligji të 2005, hidhet poshtë argument që shteti francez jep “ që mbulesa islame po ndalohet për shkak se gjendja në vend dhe rajon është e tensionuar dhe efeti ‘terrorizëm’ është kërcënim edhe nëse gratë janë të mbuluara tërësisht”, ky vendim i ka rrënjët e thella, por që dalëngadalë po bashkohen pjesëzat për të nxitur islamofobi.

Refereuar dekumentave te librave “Tevanian, Le voile mediatique” dhe “The politics of the Vail” John Wallach Scott


Arivisti Company