E mërkurë, 17 Qershor 2015
Dallimi gjithnjë e më i madh midis vendeve të pasura evropiane, të cilat jetojnë në paqe, dhe të përfshirat nga konflikti vendet e varfëra në Afrikë dhe Lindjen e Afërt reflekton një ndarje gjithnjë e më të madhe në botë, tregojnë të dhënat në raportin e Institutit për ekonomi dhe paqe.
Çdo vit Instituti publikon të ashtuquajtur Indeks global të paqes, duke i prezantuar vendet më të qeta dhe më problematike në botë.
Kriteret, sipas të cilave janë klasifikuar vendet, janë gjithsej 23. Midis tyre janë janë konflikte të brendshme dhe të jashtme, shpenzime në sferën e mbrojtjes, terrorizmit, vrasjeve, rritje të krimeve tjera dhe të tjera.
E para në listë është Islanda. Ky është shteti më i qetë në botë, ndërsa pastaj paosjnë Danimarka dhe Austria. Siria ndodhet në fundin e klasifikimeve, në vendin e 162-të. Ai është vendi më problematik, ndërsa në këtë kategori ndodhen edhe Iraku, Afganistani, Sudani Jugor dhe Republika e Afrikës Qendrore.
Vendet evropiane zënë 20 nga 30 vende si shtete më të qeta në botë.
Intensiteti i konflikteve të armatosura në mënyrë dramatike është rritur, ndërs numri i të vdekurve në trazirat në botë është tre herë e gjysmë më i madh, gjegjësisht nga 49.000 të vrarë në vitin 2010 në 180.000 viktima në vitin 2014, thuhet në raport.