Ivanov: S’do kemi më probleme me Kosovën


E martë, 17 Shtator 2013

Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov në kuadër të Takimit të 5-të Rajonal të Presidentëve zhvilloi një takim me Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Në takimin me presidenten e Kosovës, Ivanovi theksoi se Maqedonia qëndron në përcaktimin për ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, bashkëpunim të gjithanshëm dhe angazhohet përmes dialogut të hapur, institucionalishtë të kapërcehen të gjitha sfidat.

Në këtë kuptim është shprehur fuqimisht kënaqësia nga tejkalimi i problemit të paradokohshëm në shkëmbim tregtar dhe është shfaqur shpresë se në të ardhmen nuk do të përsëriten probleme, të cilat kufizojnë bashkëpunimin ekonomik me dy vendeve, transmeton INA.

Presidentja Jahjaga shprehu kënaqësi nga pjesëmarrja në Samitin e 5-të rajonal, i cili e rrit vlerën e raporteve bilaterale, por edhe të atyre rajonale dhe shprehu mirënjohje deri të presidenti Ivanov për rolin në këto samite , qëllimi primar i të cilave është inkuadrimi i Kosovës në nismat rajonale.

Etiketa: ,