Izetbegoviq: Respekt ndaj viktimave, pastaj pajtimi


E shtunë, 20 Qershor 2015

Serbia duhet të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid dhe duhet të pranojë sovranitetin e gjykatave në Bosnjë e Hercegovinë, ka thënë anëtari i Presidencës së Bosnjës Bakir Izetbegoviq.

Izetbegoviq për Al Jazera ka thënë se kryeministri serb Aleksandër Vuçiq po tregon gatishmëri që të përmirësojë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Bosnjës.

“Për fat të keq ngjarja e fundit me arrestimin e Naser Oriqit në Zvizër janë në kundërshtim me mënyrat dhe fjalët e mira të Vuçiqit. Oriq është për herë të tretë mbrojtës i Srebrenicës, hero i Srebrenicës në burg. Dhe shteti serb kërkon ekstradimin e tij”, ka thënë Izetbegoviq.
Ai ka thënë se ai është në kundërhstim me deklaratat për marrëdhëniet mes serbëve dhe boshnjakëve.

“Duhet t’i pranojë gjyqet, tribunalin e Hagës, ku atje është dëshmuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocidi. Dhe duhet me këtë të pajtohet, me atë qka kanë bërë Skorpionët”.
Izetbegoviq ka thënë se duhet të shikohen xhirimet e vrasjeve të djemve dhe ta kuptojë se kjo ka ndodhur 8372 herë.

Etiketa: , , , ,
Të fundit