Izmir, shpërthen bombë zhurmuese përpara ndërtesës së Partisë AK


E diel, 26 Korrik 2015

Sipas informatave paraprake, shpërthimi ndodhi në orët e mbrëmjes në hyrje të parkingut para ndërtesës së AK Partisë, e cila mbulon rajonin e Karshijaka-s në Izmir

IZMIR – Para ndërtesës së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në Izmir, qytetit bregdetar të Turqisë ka shpërthyer një bombë zhurmuese, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informatave paraprake, shpërthimi ndodhi në orët e mbrëmjes në hyrje të parkingut para ndërtesës së AK Partisë, e cila mbulon rajonin e Karshijaka-s në Izmir.

Për fat të mirë nuk ka viktima, por nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale.

Ndërkohë hetimet në lidhje me ngjarjen në fjalë vazhdojnë./AA/

Të fundit