Izraeli kërcënon të ‘zhvesh lëkurën e gjarprit iranian’


E diel, 15 Qershor 2025



Israel Katz

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit ka lëshuar kërcënime të reja kundër udhëheqjes iraniane dhe arsenaleve të saj ushtarake.

“Ushtria do të godasë objektivat dhe do të vazhdojë të zhvesh lëkurën e gjarprit iranian në Teheran dhe kudo tjetër, duke e privuar nga kapacitetet bërthamore dhe sistemet e armatimit,” citohet të ketë thënë ministri Israel Katz nga mediat vendase.

Ai shtoi se “diktatori iranian po e shndërron Teheranin në një Beirut tjetër dhe banorët e tij në pengje për mbijetesën e regjimit,” duke iu referuar Udhëheqësit Suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.

Izraeli ka vijuar për të tretën ditë radhazi sulmet intensive ajrore mbi Iranin, ndërsa Teherani po kundërpërgjigjet me dronë dhe raketa. Mediat iraniane raportojnë për dhjetëra të vrarë nga sulmet izraelite që nga e premtja në mëngjes. /mesazhi