E diel, 4 Janar 2015
Ramallah – Regjimi sionist ditën e shtunë duke reaguar ndaj përpjekjeve të AAP të kryesuar nga Mahmud Abas, për anëtarësimin e Palestinës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, ka ndaluar transferimin e të ardhurave të mbledhura nga taksapaguesit për qeverinë palestineze.
Agjencia Reuters e lajmeve ka njoftuar se Beniamin Netanjahu, kryeministër i regjimit sionist, pas konsultimeve me ministrat e tij, ka dhënë urdhër për ndalimin e transferimit të 125 milionë dollarëve nga të ardhurat mujore të Autoritetit Autonom të Palestinës që përdoren për sigurimin e nevojave mujore të qeverisë së Palestinës.