Izraeli rrëzoi një avion sirian


E martë, 23 Shtator 2014

Tel Aviv – Një raketë izraelite “Patriot”, ka qëlluar dhe rrëzuar një avion sirian që po fluturonte në hapësirën ajrore të kontrolluar nga Izraeli, raporton “Reuters” duke cituar burime ushtarake.

“Një avion sirian hyri në hapësirën ajrore izraelite. FMI (Forca Mbrojtëse e Izraelit) kapi avionin, duke përdor një raketë “Patriot” të sistemit mbrojtës”, thuhet në një komunikatë të ushtrisë izraelite.

Nga ana tjetër, Siria ka konfirmuar se bëhet fjalë për një avioni MiG-21. Kjo është hera e parë që prej vitit 1982, që FMI rrëzon një avion sirian.

Etiketa: ,
Të fundit