Izraeli sulmon Sirinë


E premte, 1 Nëntor 2013

Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur një bazë ushtarake pranë portit të qytetit Latakia në Siri. Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, nga një zyrtar i administratës të Obama për CNN.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një depo të raketave në Siri, bën të ditur shtypi i Lindjes së Mesme. Por nga ana tjetër qeveria izraelite nuk e ka konfirmuar sulmin. Zyrtari i administratës së Obamës ka bërë të ditur se sulmi kishte si objektiv një depo raketash. Burimi nuk u identifikua për shkak se informacioni është shumë i rëndësishëm. Gjithashtu nuk është bërë e ditur koha e sulmit, disa raporte thonë se sulmi ka ndodhur të mërkurën, ndërsa disa të tjerë raportojnë se sulmi ka ndodhur të enjten .

Izraeli ka qenë akuzuar edhe disa herë të tjera gjatë këtij vit për sulme ajrore ndaj Sirisë dhe njëri prej tyre ka ndodhur në janar të këtij viti. Sipas një zyrtari amerikan, avionët ushtarak izraelitë bombarduan një karvan makinash, që dyshohej se po i transportonin armë Hezbollahut.

Grupi militant shiit, që ndodhet në Liban, ka ndihmuar ushtrinë siriane kundër kryengritësve.

Bashar al-Assad, presidenti i Sirisë, i përket sektit alavit, një degë e shiitëve, ndërsa kryengritësit apo militantë të tjerë që luftojnë trupat siriane janë kryesisht myslimanë sunitë. Shekulli

Etiketa: ,
Të fundit