Izraelitët për herë të 66-të shkatërruan fshatin palestinez


E enjte, 13 Mars 2014

Palestinë, 13 mars – Bolduzerët e autoriteteve izraelite, të mbrojtur nga një numër i madh i forcave okupuese, shkatërruan fshatin palestinez Al-Araqeeb në Negev për të 66-tën herë me radhë.

Pavarësisht nga shirat e mëdha dhe moti me erë në zonë, burimet lokale dhe dëshmitarët kanë thënë se palestinezët mbetën nën qiell të hapur, pas shkatërrimit të shtëpive të tyre nga izraelitët. Banorët e fshatit e quajtën këtë krim kundër njerëzimit.

Edhe pse fshati palestinez Al-Araqeeb është në këtë vend për dekada të tëra para pushtimit, megjithatë, bazuar në dokumentet izraelite fshati është i paligjshëm dhe duhet të fshihet.

Të fundit