Izraeliti sugjeroi t’iu pritet koka arabëve, i ofrohet posti i ministrit të mbrojtjes


E premte, 20 Maj 2016

Politikani të cilit, sipas mediave botërore, i është ofruar posti i ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, ka bërë thirrje që t’iu pritet koka qytetarëve arabë “jo besnik” të Izraelit.

The Independent shkruan se Avigdor Lieberman, i cili më herët ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Izraelit gjatë viteve 2009-2012 dhe 2013-2015, udhëheq partinë ultra nacionaliste “Yisrael Beiteinu” dhe është përshkuar nga disa akademikë si një ekstremist i ekstremit të djathtë, transmeton Gazeta Express.

Lieberman, i cili jeton në një banim ilegal në territorin e okupuar nga Izraeli, West Bank, ka thënë gjatë një fjalimi elektoral në vitin 2015: “Ata të cilët janë me ne meritojnë gjithçka. Ata të cilët janë kundër neve, nuk kemi ç’t’iu bëjmë, duhet të ngrihemi t’ua presim kokën me sëpatë – se ndryshe nuk do të mund të mbijetojmë këtu.”

Etiketa: ,
Të fundit