Ja pse ISIS-i don që ju t’i urreni muslimanët


E mërkurë, 31 Gusht 2016

isis

Nga The Nation

Katërmbëdhjetë vite më parë, menjëherë pas sulmeve terroriste të Al-Kaedës mbi Shtetet e Bashkuara më 11 Shtator, e përditshmja franceze Le Monde publikoi një kryetitull që shprehte në mënyrë përkryer ndjenjën e pikëllimit, tronditjen dhe solidaritetin të cilin shumë njerëz përreth botës e ndien në atë kohë: Nous sommes tous Américains (Ne të gjithë jemi amerikanë).

Menjëherë pas sulmeve terroriste të ISIS-it në Paris, shumë prej atyre ndjenjave mbushën mediat botërore, kësaj here për Qytetin e Dritës (një valë pasoi duke pohuar me pikëllim se mizoritë e mëhershme të ISIS-it nga Bejruti në Bagdad, e nga Adeni në Ankara, kishin shfaqur më pak simpati në Veriun Global).

Kësaj here, përveç tronditjes, tmerrit ju shtua edhe ndërgjegjësimi se këto sulme terroriste kundër civilëve të rastësishëm në ngjarje sportive, koncerte, kafene a restorante, nuk ishin një sulm vetëm kundër një qyteti apo një vendi, por kundër vetë idesë së zbavitjes, diversitetit, bashkëjetesës – një sulm kundër çdo gjëje për të cilën ia vlen të jetosh.

Ashtu si në Shtetet e Bashkuara në javët pas 11 Shtatorit, shumë politikanë, në të dy anët e Atlantikut, bënë thirrje për luftë dhe hakmarrje. Kërkuan politika të reja drakoniane, mbikqyrje të shtuara dhe këmbëngulën që t’i japin fund pranimit të refugjatëve. Presidenti francez François Hollande, ndërsa betohej se “Franca do të tregohej e pamëshirshme kundër barbarëve” të ISIS-it, shkoi shumë larg saqë kërkoi të vihej në zbatim neni 42.7 i Traktatit të Bashkimit Europian, i cili përcakton se të gjitha shtetet e BE-së janë të detyruara t’i vijnë në ndihmë një anëtari që është “viktimë e një sulmi të armatosur.”

Republikanët e kritikë të tjerë në Shtetet e Bashkuara e përdorën këtë tragjedi për të sulmuar politikën e administratës Obama në Siri, pa ofruar alternativa të vlefshme. Ndoshta reagimet më të pështirat ishin ato kundër atyre që iknin nga lufta civile, ku dhjetëra guvernatorë republikanë bënë me dije se shtetet e tyre nuk do të pranonin më refugjatë sirianë. Disa kandidatë republikanë për presidentë, duke i bërë jehonë ekspertëve neokonservatorë, dukej se ishin në garë për të parë se cili do të ishte më islamofob.

Grupi terrorist ka qenë mjaft i qartë se ai dëshiron të eliminojë atë që quhet “zona gri”, ku muslimanët dhe jo-muslimanët jetojnë në harmoni. Ka për qëllim të provokojë qeveritë perëndimore në mënyrë që t’ia veshtirësojnë jetën popullsisë muslimane në këto vende, në mënyrë që pastaj ata të hidhen në krahët e ISIS-it.

Ndonëse politika e presidentit Obama në Siri meriton shumë kritika, gjatë një konference për shtyp ai u tregua i ashpër në këtë pikë: “Kur dëgjoj disa tipa të thonë se mbase ne duhet të pranojmë vetëm të krishterët, por jo muslimanët; kur i dëgjoj liderët politikë që sugjerojnë se duhet të ketë një test fetar në bazë të së cilit të pranohen një person që ka lënë venin e tij për shkak të luftës… kjo është e turpshme. Kjo nuk është Amerika…. Ne nuk i bëjmë test për fenë dhembshurisë sonë.”

Islamofobia është racizëm, pa dyshim, por ajo i leverdis direkt lojës së ISIS-it dhe ia shton ethet luftës. Grupi terrorist ka qenë mjaft i qartë se ai dëshiron të eliminojë atë që quhet “zona gri”, ku muslimanët dhe jo-muslimanët jetojnë në harmoni. Ka për qëllim të provokojë qeveritë perëndimore në mënyrë që t’ia veshtirësojnë jetën popullsisë muslimane në këto vende, në mënyrë që pastaj ata të hidhen në krahët e ISIS-it. Në revistën e vet Dabiq, ISIS-i lavdëroi retorikën e Xhorxh Bushti pas 11 Shtatorit: “Bushi ka folur të vërtetën kur ka thënë ‘Ose jeni me ne, ose jeni kundër nesh’, dmth, ose jeni me kryqëzatat ose me Islamin.” Les extrêmes se touchent (ekstremet puqen).

Ishte pushtimi amerikan i Irakut që çoi direkt në lindjen e ISIS-it. Terroristët e dine këtë. Prandaj, ata po bëjnë ç’është e mundur që ta tërheqin Perëndimin në një angazhim ushtarak më të madh.

Gjithashtu, Obama i refuzoi në mënyrë të qartë kërkesat për ta zgjidhur ushtarakisht atë që është kthyer në konfliktin më të ashpër në botë, duke theksuar ndërlikimet që do të kishte vendosja e një zone ndalim-fluturimi mbi Siri. Ai gjithashtu vuri në dukje se një pushtim nga ana e Amerikës ndoshta do të shkatërronte ISIS-in në bazat e tij përkohësisht, por pa ndihmën e popullsisë lokale që të “luftojë kundër ideologjive ekstreme” terroristët do të rishfaqeshin menjëherë pas largimit të forcave amerikanëve. Vitet e një experience të hidhur kanë treguar se ndërhyrjet ushtarake amerikanë në Lindjen e Mesme më shumë e kanë provokuar ekstremizmin se sa e kanë ndaluar atë. Tek e fundit, ishte pushtimi amerikan i Irakut që çoi direkt në lindjen e ISIS-it. Terroristët e dine këtë. Prandaj, ata po bëjnë ç’është e mundur që ta tërheqin Perëndimin në një angazhim ushtarak më të madh.

Politikat e Amerikës në Lindjen e Mesme, përfshirë ato të Francës, kanë qenë me pasoja shkatërruese.

Por duket se ka një rreze drite në gjithë këtë masakër: sulmet [terroriste] kanë nxitur negociatat e ndërkombëtarëve që t’i japin fund luftës në Siri. Liderët amerikanë dhe ata rusë me sa duket e kanë kuptuar më në fund se pa një bashkëpunim diplomatik për të gjetur një zgjidhje, konflikti mund të shkatërrojë të gjithë rajonin – e mund të përhapet përtej. Të dyja vendet e dine se për aq kohë sa të zgjasë lufta, ISIS-i do të vazhdojë të bëhet gjithnjë e më i fortë.

Burimi: Observer.al