E hënë, 30 Dhjetor 2013
Gjunjët simetrikë mund të shpjegojnë se përse xhamajkanët janë mjaft të mirë në sprint. Sipas një studimi, xhamajkanët lindin me gjunjë simetrikë dhe kjo shpjegon faktin se si Xhamajka, ky vend i vogël me pak banorë ka më shumë vrapues në garat olimpike për frymë të popullsisë së çdo vend tjetër.
Vrapuesit xhamajkanë udhëhiqen nga rekordmeni botëror i garave të 100 metrave, Usain Bolt, i cili ka thyer çdo rekord në këtë kategori dhe shkencëtarët besojnë se suksesi vjen nga gjunjët simetrikë.
Studimi tregoi se fëmijët me gjunjë simetrikë ishin më të aftë në garat e vrapit se fëmijët e tjerë. Një studim paralel tregoi se fëmijët në Xhamajkë lindin përgjithësisht me gjunjë simetrikë.
Ky studim ka nisur që në vitin 1996 dhe në të u përfshinë 300 nxënës të shkollave fillore në Xhamajkë, të cilët ishin në moshën 8-vjeçare kur nisi studimi.
Më pas, pjesa e dytë e studimit nisi në vitin 2010, ku shkencëtarët u kthyen në Xhamajkë dhe vunë re se fëmijët, të cilët i kishin mbushur të njëzetat, kishin prirje të mira për t’u bërë vrapues.
Kohët e regjistruara ishin mahnitëse. Secili prej tyre mund të merrte fare lehtë pjesë në garat e vrapit, qoftë këto amatore ose jo.
Etiketa: Usain Bolt, Xhamajka