Ja si pritet të vendosë Gjykata Kushtetuese për Asociacionin


E martë, 22 Dhjetor 2015

Prishtinë – Gjykata Kushtetuese do ta quajë të ligjshme marrëveshjen për formimin e Bashkësisë së Komunave më shumicë serbe, të arritur në gusht mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Lajmi.net” shkruan se vendimi është marrë tashmë dhe do të publikohet gjatë kësaj jave, saktësisht para festave të fundvitit. Sipas burimeve, gjykata ka vendosur se Asociacioni nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit.

Në fund të tetorit, presidentja Atifete Jahjaga e dërgoi çështjen për shqyrtim në Kushtetuese, pas një sërë protestash të partive opozitare në Kuvend dhe jashtë tij.

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se nisja e hartimit të statutit të Asociacionit nuk do të bëhet pa një mendim të gjykatës më të lartë të vendit lidhur me atë nëse kjo marrëveshje është në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Etiketa: , ,
Të fundit