“Jabllanoviçi jashtë! Trepça është e jona!”


E premte, 23 Janar 2015

10933746_10152499905797000_3070140067789062645_n

Prizren – Grupi i Qytetarëve Aktiv duke e parë situatën politike të krijuar pas grevës së minatorëve, pas riaktualizimit të problematikës me pasurinë kombëtare, gjigandin “Trepça”, si dhe duke u solidarizuar me nënat e Gjakovës të cilat u ofenduan me një gjuhë fashiste nga ministri Jabllanoviç, i bashkohen thirrjes për protestë, e cila do të mbahet të shtunën duke filluar nga ora 14:00, para Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Ndjeshmëria që kanë këto dy çështje, kanë zbuluar edhe problemet e shumta ekonomiko-sociale me të cilat përballet sot qytetari i Kosovës. Në thelb të këtyre problemeve qëndron pikërisht edhe faktorizimi i Serbisë brenda Kosovës përmes listës “Srpska”, e cila ka ndikuar në mosdefinimin e statusit të “Trepçës”, dhe na ka sjellë ministra si Jabllanoviç që fyejnë rëndë shumicën e popullsisë në Kosovë, duke hapur edhe njëherë plagën e pashëruar të luftës, fatin e të pagjeturve!

Prandaj ne kosniderojmë se aktivizimi përmes protestës përbën një hap më tutje drejt rikthimit të dinjitetit qytetarë, i cili është nëpërkëmbur edhe nga klasat politike në pushtet gjatë viteve të pasluftës.

Qytetarët Aktiv, 23 Janar, Prizren.

Të fundit