Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Jacobson: Zgjedhje të shkëlqyeshme me standarde ndërkombëtare

Prizren Post | 12:34 - 09.06.2014

​Prishtinë – Ambasada amerikane në Prishtinë është e inkurajuar nga raportet e para të cilat tregojnë që zgjedhjet e së dielës ishin në masë të madhe të besueshme dhe në përputhshmëri me standardet ndërkombëtare.

Ambasada pret bashkëpunim me qeverinë e re në çështjet kyçe të cilat do të ndihmojnë në avancimin e aspiratave Euro-Atlantike të Kosovës.

Në deklaratën për media të ambasadës amerikane thuhet:

Raportet e mediave dhe shoqërisë civile Kosovare, së bashku me raportet e ekipeve tona vëzhguese të ambasadës tregojnë që autoritetet Kosovare iu përgjigjën me përpikëri raporteve të kohëpaskohshme lidhur me parregullsi dhe manipulime të supozuar zgjedhore. Jemi duke i vëzhguar këto raporte nga afër dhe vazhdojmë të jemi të sigurt që KQZ, Policia e Kosovës dhe zyra e Prokurorit të Shtetit do të vazhdojnë partneritetin e tyre pozitiv për të siguruar që të gjitha incidentet janë hetuar rrënjësisht dhe janë zgjedhur sipas ligjeve Kosovare.

Ambasada vlerëson punën e zellshme të OSCE, EULEX dhe KFOR të cilët siguruan që secili qytetarë të mund të votojë në zgjedhjet e sigurta. Gjithashtu, presim të shqyrtojmë raportin fillestar vlerësues të Misionit Vëzhgues Zgjedhorë të Bashkimit Evropian.

Duke ndërtuar mbi suksesin e votimit të vitit të kaluar, zgjedhjet e djeshme edhe më tej vërtetuan se Kosova është plotësisht e aftë që të mbajë zgjedhje korrekte dhe transparente të cilat përmbushin standardet ndërkombëtare. Mbesim të inkurajuar nga përpjekjet individuale për ti shprehur të drejtat e tyre demokratike qoftë duke votuar për herë të parë apo duke e siguruar besueshmërinë e procesit. Fuqia e Kosovës qëndron në pjesëmarrjen dhe integrimin e plotë të të gjithë qytetarëve të Kosovës për të arritur një të ardhme më të begatë.

Çmojmë punën e zellshme të autoriteteve Kosovare, shoqërisë civile, mediave dhe partive politike ku secili dha kontributin jetik për suksesin e djeshëm. Më me rëndësi, përgëzojmë qytetarët e Kosovës që vendi i tyre i ri vazhdon të marrë hapa dramatik për ta çuar më tej zhvillimin e saj demokratik dhe aspiratat Evropiane./rtk/


Etiketa:
Arivisti Company