Jahjaga koordinohet për dorëzim të mandatit


E mërkurë, 16 Mars 2016

Prishtinë – Me organizimin e ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit të presidentes Atifete Jahjaga, janë duke marrë Zyra e Presidentes, Kryeministria dhe stafi i presidentit të porsazgjedhur, Hashim Thaçi.

“Zyra e Presidentes, në bashkëpunim me Kryeministrinë dhe stafin e presidentit të zgjedhur, janë në organizim të ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit”, ka thënë për Tribuna Channel zyra e presidentes Jahjaga, pa dhënë detaje se kush do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni.

Mandati i presidentes Jahjaga përfundon më 7 prill të këtij viti, ndërkohë që Parlamenti i Kosovës ka zgjedhur Thaçin si president të Kosovës për një mandat pesëvjeçar në seancën e 26 shkurtit.

Etiketa: , ,