Jahjaga: Leni anash armiqësitë personale sepse Kosova është më e rëndësishme


E enjte, 17 Dhjetor 2015

Prishtinë – Presidentja Atifete Jahjaga i është drejtuar qytetarëve dhe deputetëve të Kosovës.

Në fjalimin e saj vjetor, Jahjga tha se periudha në të cilën gjendet Kosova është momenti më kritik në të cilin është gjendur vendi.

Ajo tha se dhuna huk duhet shndërruar në mjet politik, duke shtuar se deputetët e zgjedhur me votën e popullit, kanë zgjedhur që përmes dhunës të sfidojnë edhe qytetarët edhe institucionet e vendit të ndërtuara me mund.

“Po u drejtohem në njërin nga momentet më kritike të vendit tonë”.
“Në këtë kuvend, që u ndërtua me shumë sakrificë, u shndërruan në spektator në një tensionimi të skajshëm, të një dhune të pashembullt, të një arrogance të paparë”.
“Në këtë moment kritik të Kosovës a kemi nevojë për një gjë të tillë. A është e mundur që deputetët e zgjedhur nga qytetarët të sfidojnë qytetarët”.

Jahjaga ka kërkuar që të tejkalohen interesat e ngushta partiake për të mirën e përbashkët, duke kërkuar konsensus, dialog, pasi sipas saj “Kosova është më e rëndësishme”.
|Kërkoj që të tejkalohen Interesat e ngushta partiake për të mirën e përbashkët, për betimin që e kanë dhënë kur ndërtuam institucionet e pavarur|.

“Jam e përkushtuar që të jem faktor uniteti dhe garantuese e institucioneve. Vazhdimisht kam bërë thirrje për dialog mes pozitës dhe opozitës, por çdo herë kërkesa ime është refuzuar apo kushtëzuar”,tha Jahjaga.

E para e vendit tha se ajo ka ofruar zgjidhje institucionale për dy marrëveshjet kontestuese, duke thënë se zgjidha qëndron tek dialogu mes pozitës dhe opozitës.
“Kam ndjekur me shqetësim zhvillimet dy marrëveshjet. Janë shqetësime që i ndajmë të gjithë sepse për to vendosin për shtetësinë e Kosovës, për sovranitetit, për fqinjësinë tonë, për aleancat për vlerat”.

“Zgjidhja qëndron te një dialog i munguar se ku po shkon dhe ku po e cojmë këtë vend.Për të rivendosur një konsensus se Kosova është më e rëndësishme se secili prej nesh”.
“Është e qartë se diskursi është shndërruar në një garë patriotizmi dhe bërje gisht nga njëri tjetri”.
“Qytetarët nuk meritojnë këtë gjë që po ua servojmë”, tha e para e shtetit, raporton lajmi.net.
“Në këta katër muaj jam angazhuar që të kërkoj zgjidhje institucionale për këto dy marrëveshje të kontestuara”.

“Kam propozuar plan konkret për daljen nga bllokada, kam dërguar Asociacionin në Kushtetuese. Ne të gjithë mund të kemi mendim për Asociacionin, por Gjykata Kushtetuese është instanca e vetme kompetente që të vlerësim ligjor. Ne duhet ti besojmë institucioneve që i kemi krijuar vet”.
“Njëjtë kam vepruar për demarkacioni duke propozuar themelimin e një komisioni ad hock që do të bëjë vlerësimin e shenjëzimit të kufirit, për të përcaktuar lëshimet eventuale në mënyrë që të përmirësohen.Besoj se këto dy zgjidhje të ofruara nga unë janë rruga e mesme dhe zgjidhja më e mirë”.

“Këto propozime do të jenë edhe një testament për zotësinë e klasës politike të Kosovës që të vendosin interesat e vendit në rend të parë”.
Jahjaga bëri thirrje që të lihen anash armiqësitë personale pasi sipas saj kjo gjendje dhe mungesa e dialogut po e “zhbëjnë shtetin”.
Presidentja tha se “Qytetarët e Kosovës nuk na kanë asnjë borxh asnjërit prej nesh për të pasur një situatë të tillë”.

Presidentja Atifete Jahjaga ka thënë se klasa politike po teston rënd besimin dhe durimin e qytetarëve. Ajo përmendi edhe migrimin e kosovarëve vitin e kaluar.
“Si klasë politike po vazhdojmë pa përmirësim ta testojmë rëndë besimin dhe durimin e qytetarëve të cilët na kanë zgjedhur për t’iu ofruar perspektivë për të ardhmen e Kosovës. Vitin e kaluar shumë persona po braktisnin vendin në kohë paqeje”.
“ Iluta që të mos e braktisin vendin. Komunikimi me votuesit tuaj jo vetëm që është obligim për transparencë në vendimmarrje por është edhe domosdoshmëri për të mos u shkëputur nga kërkesat e qytetarëve”, tha Jahjaga.

Duke folur për dialogun e Brukselit, Jahjaga tha se duhet më shumë llogaridhënie.
Ajo foli edhe për nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizimit të vizave.
“Kosova bëri këtë vit një hap të rëndësishëm me MSA-në ,marrëdhënie kjo me të drejta dhe detyrime të ndërsjella. Kjo do ta thëllojë dialogun politik në mes Kosovës dhe BE-së. Rruga jonë drejt BE-së kushtëzohet për rregullimin e marrëdhënieve me Serbinë. Dialogu vazhdon të mbetet i domosdoshëm”, tha Jahjaga.

Etiketa: ,
Të fundit