Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Jahjaga uron muslimanët për muajin e Ramazanit

Prizren Post | 19:30 - 17.06.2015

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Në urim e Jahjagës thuhet:

Të gjithë besimtarëve myslimanë dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës ju uroj fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit me dëshirat për agjërim të lehtë.

Ky është muaji kur, përmes lutjeve dhe agjërimit, tregohet devotshmëria dhe njëkohësisht edhe përkushtimi për të ndihmuar më të dobëtit, më të varfrit dhe për të treguar zemërgjerësinë. Ramazani është periudha që i bën bashkë të gjithë njerëzit në reflektim ndaj punës dhe angazhimit për solidaritet dhe trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë, me dashuri dhe në paqe, ashtu siç e predikon edhe vetë feja Islame.

Ky muaj na bën bashkë në përpjekjet tona për të qenë të drejtë dhe solidarë, për të krijuar mirëkuptimin e dashurinë ndërmjet njerëzve dhe në një kohë të sfidimeve i bën bashkë të gjithë njerëzit në përpjekjen për të ndërtuar paqen dhe mirëbesimin.


Bëni një koment