E mërkurë, 20 Prill 2016
Mesfushori me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, që refuzoi fanellën kuqezi të Shqipërisë që të luajë me Belgjikën, po mendon të përfaqësojë Kosovën.
Gazetari i njohur belg Kristof Terreur ka raportuar se Januzaj është duke menduar të përfaqësojë Kosovën, edhe pse ka realizuar gjashtë paraqitje me Belgjikën.
Këtë ndërrim të përfaqësueseve Januzaj pritet ta bëjë për shkak të ftohjes së marrëdhënieve me federatën belege, e cila e kishte ftuar atë që të luajë për grupmoshat U-21, transmeton Koha.net.
Ndërrimi i përfaqësueses është i mundshëm në bazë të ligjeve për regjistrim në FIFA.
Kosova pritet që gjatë muajit maj të pranohet në UEFA dhe në FIFA. Kjo i jep mundësi Januzajt që të përfaqësojë Kosovën.
Etiketa: Adnan Januzaj, KosovaAlthough he already has a few caps for Belgium, Adnan Januzaj is considering playing for Kosovo #mufc (source: S/VM) pic.twitter.com/XRSSMIAAFN
— Kristof Terreur (@HLNinEngeland) April 20, 2016