E martë, 28 Tetor 2014
Mesfushori shqiptar i Manchester Unitedit pranon se legjenda e “djajve të kuq” e ka ndihmuar dhe vazhdon ta ndihmojë shumë.
Adnan Januzaj është kthyer me një paraqitje të shkëlqyeshme te Manchester United, kur ky ekip barazoi me rivalin, Chelsea. Mesfushori shqiptar me pasaportë belge, pranon se për lojën e tij duhet të falënderojë edhe legjendën e “djajve të kuq”, Ryan Giggs, fanellën me numrin 11 të cilit tani e bartë, raporton Sporti1.
“Ryan më ka ndihmuar shumë dhe ai është sikur kumbarë për mua. Ai më tha të punojë shumë në ushtrime dhe pjesa tjetër është persona. Ne flasim për futboll shumë”, tha Januzaj për faqen e klubit.
“Kam mësuar shumë nga ai dhe eksperienca është e madhe. Ai ishte lojtar i mirë për ta shikuar dhe për mua është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave te United. A mund të imagjinojë të luaj në moshën 40 vjeçare? Natyrisht, jam ende në formë. Kurrë nuk e humb kualitetin, kjo është diçka që kam mësuar nga ai”.
Kur Giggs përfundoi karrierën gjatë verës, Januzaj mori fanellën e tij më numër 11. “Isha vërtetë i gëzuar që mora fanellën e një legjenda kaq të madhe dhe kjo ishte një kënaqësi për mua. Kur shkova në zyre më pyetën nëse e dua atë fanellë. Nuk do të thosha jo! Menjëherë thashë, natyrisht dhe nuk më duhej të mendoja. Ishte një ‘po’ direkte”, tha Januzaj.