Januzaj si Ronaldo, dhuron spektakël për tifozët e Belgjikës [Video]


E martë, 27 Maj 2014

Në stil të Cristiano Ronaldos dhe me numrin 20 në fanellë, Adnan Januzaj dhuroi shumë momente të magjishme futbolli në sfidën Belgjikë-Luksemburg.

Futbollisti kosovar, Adnan Januzaj, dhuroi një paraqitje tejet të mirë në debutimin e tij me përfaqësuesen e Belgjikës.

Në miqësoren e lehtë ndaj Luksemburgut, Adnani u përkujdes të kënaqte tifozët e pranishëm me futboll të bukur.

Ai realizoi disa aksione të bukura, duke përdorur edhe driblime të cilat shpesh i përdor edhe ish-ylli i Manchester Unitedit, tani i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
[youtube H5ELXboAwho]

Të fundit