Januzaj të mos ankohet për faullet


E mërkurë, 18 Dhjetor 2013

Manchester, 18 dhjetor- Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes ka këshilluar yllin e Manchester Unitited, Adnan Januzaj që t`i përballojë duelet fizike dhe e ka kritikuar kosovarin, i cili sipas tij po ankohet shumë për ndërhyrjet e ashpra.

Januzaj është bërë cak i lehtë për mbrojtësit dhe menaxheri i United, David Moyes pas ndeshjes me Aston Villan pohoi se gjyqtarët nuk janë duke bërë sa duhet për ta mbrojtur kosovarin nga ndërhyrjet.

Por Hughes beson se 18-vjeçari ka nevojë të mësojë sesi të përballojë duelet dhe ta pranojë se loja e ashpër është pjesë e pandashme e Premier Leagues.

“ Një menaxher gjithmonë mbron lojtarët e tij ndërsa ai (Januzaj) është një talent i cili në vitet e ardhshme do të bëhet yll i United”, ka thënë Hughes para ndeshjes që Stoke e zhvillon kundër United në Kupën e Ligës.

“Nëse Davidi e ndjen se djaloshi ka nevojë për mbrojtje kjo është pse ai u ankua atë ditë, por ju duhet t`i lejoni fëmijët që të qëndrojnë në këmbët e tyre dhe të mësohen me lojën e ashpër”, ka shtuar ai.

“Ai fiton shumë faulle. Në ndeshjen e parë kundër nesh, ai luajti si zëvendësues dhe u pengua pesë apo katër herë. Por gjatë asaj loje nuk mendoj se ato kanë qenë faulle”.

Etiketa: ,

Leave a Reply

Të fundit