Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Japonia e “skuq” Kolumbinë

Prizren Post | 17:45 - 19.06.2018

Në ndeshjet e para të grupit H të Botërorit të Rusisë, Japonia ka mposhtur për herë të parë një kundërshtar amerikano-latin, teksa ka fituar 2-1 ndaj Kolumbisë. Kjo e fundit ka marrë edhe kartonin e parë të kuq të këtij Botërori, kur Carlos Sanches u ndëshkua që në minutën e 3-të.

Japonia kaloi në avantazh pas golit me 11-metërsh të shënuar nga kapiteni Kagaëa, përpara se kolumbianët të barazonin përkohësisht shifrat në 1-1, me anë të Quinteros. Por, në një duel tejet të dyluftuar, ajo që mori më të mirën ishte Japonia, që shënoi në minutën e 73-të me anë të Osakos, njofton TCH.

Ekipi aziatik ndodhet për momentin në krye të grupit me 3 pikë, në pritje të takimit tjetër të grupit H, mes Polonisë dhe Senegalit, që do të luhet në orën 17:00. Me këtë takim mbyllet edhe turi i ndeshjeve të para në grupe.


Etiketa:
Arivisti Company