E shtunë, 25 Prill 2026

PËRBËRËSIT:
- 80-90 gjethe rrushi,
- 1 gotë çaji oriz,
- 1 tufë pazi,
- 1 tufë lulëkuqe,
- 1 tufë lëpjetë,
- 1 tufë labot,
- 2 tufa kopër,
- 2 tufa majdanoz,
- 1 tufë nenexhik,
- 4-5 qepë të njoma,
- 2 hudhra të njoma,
- vaj ulliri,
- piper i zi dhe kripë.
PËRGATITJA:
- Si fillim lajmë mirë të gjitha lakrat e egra, erëzat, qepët dhe hudhrat, i kullojmë dhe më pas i presim imët.
- Në nje tenxhere shtojmë pak kripë dhe pasi uji ka vluar, vedosim gjethet e rrushit për rreth 2-3 minuta.
- Kujdes mos i zieni shumë gjethet pasi ju grisen lehtë kur të bëni mbështjelljen.
- Në një tigan të thellë, shtojmë vaj ulliri dhe skuqim lehtë qëpët e njoma dhe hudhrat.
- Më pas shtojmë orzin dhe pas tij, lakrat e dhe erëzat, kripën, piperin dhe i kaurdisim lehtë.
- Gjethet pasi janë zier 3 min i kullojmë dhe i lëmë të ftohen, ndërkohë dhe masa e mbushjes është gati.
- Kur gjethet të jenë ftohur filloni mbushjen e gjetheve diku gjysëm lugë gjelle, e vendosim në mes të gjethes, përthyejmë anët, pjesën e poshtme dhe më pas i rrotullojmë.
- Unë përdor teknikën me ndihmën e një qeseje, keni shembuj të palosjes plot në internet.
- Në enën ku do zieni japrakët, shtoni pak vaj, vendosni disa gjethe si fillim mos të ngjiten japrakët dhe rëndësini sipër tyre japrakët.
- Shtoni pak vaj ulliri nga sipër, ujë aq sa kalon nja dy gisht sipër japrakëve.
- I vendosim sipër një pjatë dhe i lejmë të ziejnë shumë ngadal për 1 orë. Aq sa uji pothuajse është shteruar.
Ju bëftë mirë!
Burimi: mesazhi
