Jemi prindër!?


E mërkurë, 7 Dhjetor 2016
Tyran Prizren SPAHIU

Tyran Prizren SPAHIU

JEMI PRINDËR!?

”kushtuar fëmijëve të vrarë në botë”

Ne rrugën e jetës, takuar kam,
arsimdashës, alkoholik, mendjemadh,
flitnin për ekspertizë, politikë ,mani,
sigurtë ne vete , premtonin nam.

Vendimtarëve besojnë, verbërisht
shkruajnë , trillojnë, anatemojnë,
vardisen fuqive të mëdha botërore,
ata janë, të gdhendur në shpirt.

Hipa në botën e magjisë,
takova, heronjtë, poetët, piktorët,
besnikët, artdashësit, bujarët,
zellin për jetë, mençurinë e poezisë…

Zbrita, në pavlerë,
pashë, tradhtarët, hienat, dhunuesitë,
amoralët, stigmatizuarit, fëmijë-vrasësit,
urryerit që na përqafojnë me xhelozi të mjerë.

Të fundit, krijesat e shëmtuarë,
flasin me gjuhë të ”butë”,
damkosur na kanë si bagëtinë,
dyllë të kuq vendosur në hartë,
thojnë..këta patjetër, spastruar duhet!
Me mburje që shantazhon,
folenë gjetur kanë tek ne, mendimtarët,
pa kaluar asnjë moment, tani,
bashkuar në një, na vrasin..

Pse na sulmojnë,
ç’faj patëm ne,
mëngjes,
pa i hapur sytë ende, na mashtrojnë,

E gjithë kjo, është e ndyer,
papastërti që infekton,
kanë fuqinë, mediat,
thirrur janë nga forcat e djallit,
respektojnë vazalitetin mesjetar.

Shihni Vëllezër, Zonjë të Nderuar,
ç’ndodh në botën e fëlliqur,
hedhni kokën, pakëz mendoni,
nuk kursehen, fëmijët, moshuaritë….

Të vazhdoj të shkruaj, nuk mundem,
helm, katran, shpirti më është bërë,
njeri, nuk ka të ndal këtë katrahurë !

Shpresoj shumë, të goditemi,
po, po, ndoshta të pushkatohemi,
nga dora e vet Krijuesit .
dënimin e merituar do të kemi,

Nuk kam për të shtuar asgjë,besomëni,
gjumin kam humbur,
trishtuar jam,
do vdesin, edhe sa e sa fëmi !?
Frikohem,
të mos humbas, ndjenjën e të qenit njeri !!!

Autor: Tyran Prizren SPAHIU

Të fundit