Jep dorëheqje Eqrem Kryeziu


E premte, 27 Qershor 2014

image

​Pas humbjes, Eqrem Kryeziu jep dorëheqje nga funksionet që barte në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ai këtë veprim e ka bërë të ditur në Facebook, nëpërmjet të cilit i drejtohet Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Në vijim teksti i plotë:

Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës
Isa Mustafa

Zotni Kryetar,

Nga rezultatet zyrtare të shpallura sot prej KQZ del se nuk kam marrë mbështetje të mjaftueshme për të vazhduar të jem edhe më tej përfaqësues i anëtarësisë si kryetar i Degës dhe si anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës. Së këndejmi, me këtë rast jap dorëheqje nga ato funksione.

Jam i kënaqur, përkundër ndarjes nga një çerek shekulli veprimtarie brenda LDK-së, sepse nuk më ka shkuar asnjëherë as në mendje të përkrah njerëzit e dhunshëm (“Kush e ndihmon dhunuesin, dhunuesi do ta sundojë”).
Nga ana tjetër, shpresoj se edhe Ju jeni të kënaqur, jo se qëndrimi Juaj ishte si imi, por sepse ishte zgjedhja që keni bërë vetë.

Uroj të takohemi në rrethana më të dinjitetshme.

Të fundit