E premte, 4 Gusht 2023
PRISHTINË – Gjykata e Prishtinës ka anuluar vendimin e Komisionit të Pavarur të Mediave, KPM-së, me të cilin emisionit “Jeta në Kosovë” KPM i kishte shqiptuar vërejtje pas transmetimit të hulumtimit televiziv “Monopoli me dritë të diellit”.
Emisioni i realizuar nga Visar Prebreza dhe Jeta Xharra i cili kishte fituar çmimin e Bashkimit Evropian për hulumtimin më të mirë më 2020, ishte vlerësuar nga Komisioni për Media si emision me përmbajtje denigruese.
Vendimi i padrejtë i KPM-së i nxjerrë në vitin 2020 u sfidua në gjykatë nga ekipi i juristëve të BIRN-it, ndërsa vendimi i gjykatës i nxjerrë para disa ditësh i ka dhënë të drejtë emisionit “Jeta në Kosovë”, duke konstatuar se raportimi ishte i faktuar dhe profesional duke hedhur poshtë të gjitha konstatimet e bëra nga anëtarët e KPM-së, si dhe nga Bordi i Ankesave të KPM-së.
Shënim nga redaksia: Ky është një rast juridik i sukseshëm i fituar nga JnK, ky vendim tregon vlerën e gazetarisë hulumtuese, si dhe triumfin ndaj të fortëve ekonomikë në Kosovë.
Etiketa: Blerim Devolli, Devolli, Gjykata e Prishtinës, Jeta në Kosovë, Jeta Xharra, Kallxo, Kosovë, Monopoli me dritë të diellit