Jo ZAJEDNICË, por heqje edhe e privilegjeve!


E premte, 24 Mars 2023

Autor: Benjamin Krasniqi

Luftërat shqiptaro-serbe janë aq të vjetra, sa edhe zbarkimi i tyre nga Karpatet në tokën Dardane. Të mësuar me jetën në male ata assesi nuk arritën të mësoheshin të jetonin në mesin e njerëzve dhe të jetonin si njerëz.

Pa u thelluar në histori, për të treguar se çfarë krimesh kanë kryer serbët ndaj shqiptarëve, po fillojmë që nga gjysma e shekullit XIX, kur serbët, më 1833, fituan autonomi kulturore nga Perandoria Osmane. Menjëherë pas këtij akti, ata filluan të hartonin platforma politike për të dëbuar dhe shfarosur shqiptarët në Sanxhakun e Nishit.
Me ndihmën edhe të kishës serbe, më 1844, Ilija Garashanini hartoi platformën “Naçertanja”, që ishte programi për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe kolonizimi i atyre tokave me kolonizator serbë.

Në dhjetor 1877 – janar 1878, serbët, duke shfrytëzuar dimrin e acartë, morën ofensivë për dëbimin dhe vrasjen e shqiptarëve. Me këtë rast, u dëbuan mbi 230.000 shqiptarë, u vranë mbi 70.000 të tjetër dhe u spastruan 716 vendbanime. Vrasje pa kursyer askënd, gra, fëmijë, pleq e plaka, me të vetmin qellim, shfarosjen dhe dëbimin e shqiptarëve. Një tragjedi e tillë nuk ishte parë asnjëherë nga shqiptarët. Ky ishte vetëm fillimi i një sage të gjatë të krimeve makabre të serbëve ndaj shqiptarëve.

Serbët nuk janë ndalur asnjëherë në qëllimet e tyre shoviniste dhe gjenocidiale. Të bashkuar nën ombrellën e krimit kundër shqiptarëve, kisha ortodokse serbe, akademia e shkencave, politika dhe ushtria së bashku, kanë hartuar shumë plane për shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës dhe kolonizim e saj me kolon të huaj.

Mjaftojnë të përmenden masakrat e viteve 1912-14 të bëra nga serbët ndaj shqiptarëve. Masakrat gjatë luftërave ballkanike, masakrat gjatë Luftës së Parë Botërore, masakrat gjatë Luftës në Dytë Botërore, aksioni i armëve në kohën e kriminelit Rankoviç, burgosjet në vitet ’60 të shqiptarëve që kërkonin të drejtën e flamurit. Burgosjen, maltretimin dhe vrasjen e shqiptarëve gjatë viteve ’80, sidomos pas demonstratave të ’81-ës.
Gjatë viteve ’90, suprimimi i autonomisë, largimi i shqiptarëve nga puna, shtimi i terrorit dhe dhuna ndaj shqiptarëve, me në krye kriminelin Millosheviç. Dhuna kulmon me sulmin ndaj familjes Jashari më 5 mars 1998, me çka fillon edhe lufta dhe vazhdon deri më 12 qershor 1999.

Vetëm në luftën e fundit 1998-1999 janë vrarë mbi 10.000 civil të pa mbrojtur, burra, gra, pleq e plaka, fëmijë e të rinj, janë dhunuar mbi 20.000 gra, janë shkatërruar mbi 100.000 shtëpi e biznese. 836.979 shqiptarë etnik u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre në vendet fqinje. Janë zhdukur afër 6000 persona, ende 1617 nuk janë gjetur.

Ende ka shumë varreza masive në Serbi. Janë vrarë 1024 fëmijë,109 ende janë të zhdukur.
Është plaçkitur fondi pensional, janë vjedhur artefakte historike, janë vjedhur librat amëz, librat kadastral.

Asnjë llogari nuk është dhënë për tërë këto dëme në njerëz e në ekonomi, përkundrazi serbët e Kosovës janë shpërblyer me privilegje.

Shqiptarët dhe të huajt që kanë administruar me Kosovën kanë vepruar në mënyrë të gabuar përball serbëve, duke u ofruar privilegje vetëm sa i kanë egërsuar edhe më shumë.

Ka ardhur koha, pasi që serbët nuk janë penduar për këto veprime, madje nuk kanë dhënë as shenja pendese, jo me ua dhënë ZAJEDNICËN, por të fillojmë gradualisht dhe t’ua marrim privilegjet që i kanë.

Duke filluar me heqjen e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, heqjen e vendeve të rezervuara në Qeveri, heqjen e eksterritorialitet për kishat ortodokse serbe (të cilat gjatë luftës kanë shërbyer edhe si depo armatimi për ushtrinë gjakatare të Serbisë), heqjen e gjuhës serbe si gjuhë zyrtare në Kosovë. Po ashtu të detyrohen të paguajnë rrymën, ujin, mbeturinat dhe të gjitha detyrimet e tjera, si të gjithë banorët e tjerë të Kosovës.

Asgjë dalluese nuk kanë sërbët nga minoritet e tjera që janë në Kosovë. Madje ata kanë damkën e historisë, për fatkeqësitë që na kanë shkaktuar. Ata janë edhe instrument i Beogradit në Kosovë. Po ashtu duhet bërë çmos që të de legjitimohet Lista Srpska. Një instrument i politikës serbe në Kosovë, që përdoret për të destabilizuar Kosovën, sa herë që u jepet mundësia.

Jo pajtim me xhelatin, por marrëveshje e cila duhet të fokusohet në normalizimin e marrëdhënieve në mënyrë reciproke si dy shtete normale edhe pse Serbia nuk është shtet normal. Marrëveshje e cila në bërthamën e saj ka njohjen e Kosovës si shtet pavarur dhe demokratik.

Nuk duhet as të mendohet të falen krimet serbe ndaj shqiptarëve, e lëre më të falen.
Serbët nuk e njohin gjuhën e tolerancës e as të mirëkuptimit, ata e njohin vetëm gjuhën e forcës.

Kujtojeni vetëm rezistencën e familjes Jashari dhe e kuptoni se çfarë gjuhe kuptojnë ata.
Nuk mundemi ne me u dhënë privilegje serbëve, kur ata na shohin si njerëz të dorës së dytë.

Nuk them se ne duhet t’i trajtojmë ata siç na kanë trajtuar ata neve gjatë historisë, por them që nuk duhet dhënë bash as edhe një privilegj. Le t’i trajtojmë siç trajtohen minoritetet në mbarë Evropën.

Askush nuk guxon të marrë përsipër t’ia falë Serbisë krimet e bëra. Madje do të duhet ndaluar edhe fjalën publike secilit që bën thirrje për falje dhe pajtim.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: