“John Kennedy vuante nga sëmundje të rënda në tru”


E martë, 22 Tetor 2013

Një libër i botuar së fundmi tregon se vëllai i ish-Presidentit amerikan, John Kennedy-së, mund t’i ketë vjedhur trurin këtij të fundit nga Arkivi Kombëtar, për të fshehur sëmundjet e rënda që vuante ish-Presidenti.

Këto teza janë argumentuar në librin “Vrasja e John Kennedy-së” shkruar nga James Swanson. Në libër, autori shkruan se “jo të gjitha provat e mbledhura nga vrasja e ish-Presidentit ndodhen në Arkivin kombëtar. Një prej tyre, më e rëndësishmja, mungon. Bëhet fjalë për trurin e Kennedy-s.

Gjithsesi, Swanson përjashton se truri i Kennedy-së është vjedhur për të fshehur provat që çojnë në zbulimin e vrasësit, por e shtron tezën në një drejtim tjetër.

Ai shkruan se Robert Kennedy i mori vëllait të tij trurin për të fshehur sëmundjet e rënda që ai vuante dhe që prej kohësh merrte mjekim.

Sipas Swanson-it, pas autopsisë që iu krye trupit të Kennedy-së pas vrasjes, truri i tij u dërgua për ekzaminime në kabinetin e Shërbimeve Sekrete dhe më pas humbi pa lënë gjurmë. Shekulli

Të fundit