Jon Saqipi do e sjell edhe një çmim ndërkombëtarë në Kosovë

Regjisori i ri, Jon Saqipi ka shënuar edhe një sukses ndërkombëtar me filmin e tij të metrazhit të shkurtër “Circle” apo Rrethi.

Ai ka lajmëruar nëpërmes rrjeteve sociale që ka fituar në New York çmim në festivalin “Grand New York Film Awards – USA”.

Regjisori në një intervistë për T7 kishte thënë së është në pritje edhe të një çmimi në Berlin, konkretisht në festivalin “Emerald Peacock” ku është i nominuar në të gjitha kategoritë.

Deri me tani “Circle” (Rrethi) ka pasur shumë sukses nëpër festivale ndërkombëtare. Ai ka fituar katër sosh nga disa nominime në kategori të ndryshme.

Ai ka fituar çmimet si; filmi më i mirë studentor në – Gold Star Movie Awards – NEW JERSEY, USA; filmi më i mirë studentor në – Mumabi International Film Festival – INDI, filmi më i mirë studentor në – Grand New York Film Awards – USA dhe titull nderi për filmin më të mire studentor në – Arrow International Film Festival – PARIS, FRANCË.

Etiketa: ,

Leave a Reply