E mërkurë, 18 Tetor 2017
Kampioni i botës, Anthony Joshua ka gjetur rivalin me të cilin do të ndeshet me 28 tetor në Cardiff.
Fjala është për Carlos Takam, 36-vjeçarin nga Kameruni. Takam ka të zhvilluar 39 meçe në boksin profesionist, prej tyre ka 35 fitore, tri humbje dhe një barazim.
Fillimisht kundërshtar i Joshuas, për 28 tetor, ishte boksieri bullgar, Kubrat Pulev. Por, ky i fundit është tërhequr nga dueli shkaku i lëndimit.
Etiketa: Anthony Joshua, Box