Jovanoviq: Kosovën e kemi humbur kaherë


E diel, 6 Dhjetor 2015

Beograd – Lideri i Partisë Liberal-Demokrate të Serbisë Çedomir Jovanoviq, ka thënë se nuk dëshiron që ta gënjej popullin e tij në lidhje me Kosovën, duke thënë se nuk mund ta mohoj që Kosova është e pavarur.

Jovanoviq ka thënë se Kosovën e kanë humbur disa gjenerata para tij, duke shtuar se politikanët e papergjegjshëm e kanë humbur mundësinë për marrëdhnie normale me Kosovën, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.

“Kosovën e kanë humbur disa gjenerata para meje, kurse disa politikanë të papërgjegjshëm e kanë humbur mundësinë për të pasur marrëdhënie normale me këtë Kosovë”, ka thënë Jovanoviq.

Etiketa: , ,
Të fundit